Kombëtarja shqiptare merr një pikë shprese për të fituar grupin B1 të Ligës së Kombeve.
Barazimi pa gola 0-0 ndaj Republikës Çeke ishte një rezultat tepër i mirë për skuadrën e Silvinjos që duhet të bëj llogaritë në takimin e fundit, atë të së martës në “Air Albania” ndaj Ukrainës.
Përballë Republikës Çeke, kombëtarja kuqezi mendoi më shumë për të mos humbur, objektiv që i mban maksimalisht në lojë për tu pozicionuar në vendin e parë të grupit.
Skuadra jonë u shfaq më kërkuese, me Laçin dhe Bajramin që kishin iniciativën, por që në fund nuk ia dolën për të tundur rrjetën kundërshtare. Një pikë që vlen duke parë edhe barazimin në ndeshjen tjetër me Gjeorgjisë dhe Ukrainës.
Pas 5 ndeshjeve grupi kryesohet nga Republika Çeke me 8 pikë, ndjekur nga Gjeorgjia me 7 po aq sa Shqipëria, ndërsa me 5 pikë gjendet Ukraina e fundit. Dy sfidat e së martës, Shqipëri-Ukrainë dhe Çeki-Gjeorgji shndërrohet në finale të vërteta, me sfidat që do të përcaktojnë fatin e katër kombëtareve në grupin B1.
Shqipëri – Republika Çeke 0 – 0
PëRFUNDON SFIDA
90′ Tre minuta shtesë
84′ Zëvendësime te Shqipëria, Uzuni ul në stol Tucin, Abrashi zëvendëson Laçin
71′ Ernest Muçi aktivizohet nga stoli. I zë vendin Nedim Bajramit
55’ Chory ndëshkohet me karton të verdhë
46′ Nis pjesa e dytë
Përfundon pjesa e parë
45′ Akordohen 2 minuta shtesë
44′ Rast i mirë për të shënuar, Laçi nuk gjen portën, me goditjen që përfundon jashtë
34′ Mitaj fantastik në krahun, shërben për Bajramin që godet lart portës
27′ Dëmtohet Asani, i lë vendin Seferit
17′ Bajrami bën mirë në të majtë, driblon një mbrojtës por asgjë serioze për portën çeke
14; Ndërhyrje e gabuar e Souçek, ndëshkohet me karton të verdhë
12′ Kërcënuese Çekia, godet traversën në dy raste
11′ Çekia sulmon, fiton këndore
1’ Nis takimi në “Air Albania”