Eni Vasili ZGJIDHET drejtoreshë e RTSH-së!

Moderatorja e njohur, Eni Vasili zgjidhet drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH-së me 7 vota.

Vasili ka marrë 7 vota pro zgjedhjes së saj nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Vasili u zgjodh në votimin e dytë, ku arriti të marrë 7 votat e nevojshme për të drejtuar RTSH.

Mandati i drejtuesit të drejtorit të RTSH është 5-vjeçar.

Votimi i parë për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së u mbajt dje, por asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur drejtues i RTSH-së.

Sot, e premte, votimi i dytë u mbajt mes tre kandidatëve më të votuar nga dje, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.

Eni Vasili rezultoi më e votuara duke marrë 3/5 e votave të nevojshme për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm.

Lajme të tjera |  "Bufi i kënetës thotë do shkrij SPAK", Rama: Sa të jem unë këtu dhe PS nuk ka për të pasur hap pas me drejtësinë

Votimi 

Emrat dhe votat:

Eni Vasili 7 Vota

Xhoi Jakaj 3 Vota

Engjëll Musai 1 Vota

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us