Enkelejd Alibeaj zbardh prapaskenat: Pse Basha nuk pranoi të bashkohej me mua dhe Shehin

Kreu i partisë “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj, shpjegoi arsyet pse nuk u arrit një bashkëpunim me kreun e Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha.

Alibeaj theksoi se nuk ka qëllim të sulmojë apo të jetë agresiv me përfaqësuesit e partive të tjera, por se po shpreh thjesht të vërtetën e tij. Sipas tij, arsyet e moskonkludimit me zotin Basha ishin banale, dhe lidhen me mospajtimin për parimin e barazisë në koalicion.

“Nuk dua të bie në sulme apo agresivitet ndaj partive të reja, por po them të vërtetën time. Në dhjetor të vitit të kaluar dolëm me një platformë të paraqitur secilës prej partive për krijimin e një koalicioni sa më gjithëpërfshirës, ku çdo subjekt të ruante protagonizmin e vet.

Askush nuk pranoi, ndoshta edhe për shkak të paaftësisë sonë për t’i bindur. Kontaktet më të shumta me zotin Basha i pati Dashamir Shehi, por arsyeja e mosbashkëpunimit ishte fare banale,” u shpreh Alibeaj në emisionin “NOW me Erla Mëhillin.

Ai shpjegoi se ishin tre parti të përfshira në diskutime: LZHK, Partia e Bashës dhe Djathtas 1912, dhe qëllimi ishte të krijohej një koalicion me një figurë publike në krye – që nuk i përkiste asnjërës prej partive.

Lajme të tjera |  “Kur e ke pasur vizitën e fundit në SHBA?”, Rama replikë me qytetarët dhe ironizon Berishën: Si keni fytyrë që…

“Kishim disa emra në mendje, por zoti Basha refuzoi. Ai kishte një qasje që vinte nga pretendimi se kishte më shumë struktura dhe ishte parti më e madhe. Por në një bashkim, logjika duhet të jetë e bazuar mbi paritetin,” tha Alibeaj.

Ai shtoi gjithashtu se kishte dakordësi që koalicioni të përfaqësohej nga figura e Dashamir Shehit, por edhe kjo u refuzua nga zoti Basha.

“Së dyti, të paktën ramë dakord që një figurë e paqtë si Dashamir Shehi, i artikuluar dhe i mençur, do t’i bënte nder këtij koalicioni. Por edhe kjo nuk u pranua. Secili kishte pretendimet e veta. Mbase ka menduar se vetëm do të kishte më shumë sukses.

Lajme të tjera |  Kush i fiton zgjedhjet e 11 majit? Rezultatet e sondazhit të McLaughlin, sondazhistit që parashikoi rezultatin e Trump

Por unë mendoj dhe vazhdoj të mendoj se një bashkim pa humbur identitetin do ishte mënyra më e mirë për të tërhequr atë 1/3 e elektoratit, pjesa më e emancipuar që i ka vënë kryq Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ky ishte synimi ynë, por nuk ia dolëm,” përfundoi Alibeaj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us