“Erdha, pashë, mësova, fitova!” Trajneri ZYRTARIZON largimin nga Laçi

Oltijon Kërnaja nuk do të jetë më pjesë e stafit teknik të ekipit të Laçit. Në rolin e ndihmësit të Francisco Morieros, Kërnaja e mbyll këtu aventurën e tij me kurbinasit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri që para disa javësh mori licencën UEFA PRO. Ai falenderon presidentin e klubit të Laçit, teksa në fund të shkrimit lë vend edhe për një takim të dytë.

Njoftimi i Oltijon Kërnajës:

Faleminderit KF Laçi. Erdha, pashë, mësova, fitova! Faleminderit President z.Laskaj dhe drejtor z.Haxhiu për besim në këto muaj. Mirutakofshim, para Laçi.

 

Lajme të tjera |  “Lojtari i Ndeshjes” në derbi, Saliou Sembene: Goli ishte dedikim për Gaz Demin, Olsi Ramën dhe gjithë ekipin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us