Erdhi në Shqipëri për t’i shpëtuar luftës, ukrainasja: Çdo 5 minuta dëgjoheshin raketa… Tani jam pak tironse!

“Te gjithë jetën do te jete me ne. Edhe unë edhe djali, kur dëgjojmë fishekzjarrët ne 12, nuk mundemi as ta shohim as ta dëgjojmë. Trembemi. E kuptoj qe nuk është luftë por ky është panik nga bombardimet”, thotë Marina Genkina.

Kanë kaluar afro tre vite që kur Marina Genkina, 40-vjeçarja nga Ukraina, është detyruar të lërë gjithçka pas: shtëpinë, punën, jetën e saj, për shkak të luftës dhe sulmeve  të pamëshirshme të Rusisë ndaj vendit të saj. Për të dhimbja dhe kujtimet janë po aq të freskëta sikur gjithçka të kishte ndodhur dje.

“Nuk e harroj kurrë se kur filloi lufta, u zgjova ne katër të mëngjesit nga zhurmat. Për 40 minuta nuk kishte asnjë informacion. “Ne mendonim që ishte thjesht lojë politike. Babi më thoshte: ‘Putini është budalla, por jo aq sa… por në fakt”, shprehet Marina për Report TV.

40-vjeçarja rrëfen se si djali i saj, atëherë vetëm 12 vjeç, përjetonte momentet e frikës dhe tmerrit, me ditë të tëra fshehur në bodrume.

Lajme të tjera |  Nisma e qeverisë/ Pleqëri pa taksa! Stimuj pensionistëve që punojnë: U ulet tatimi, bonuse në sajë të performancës

“Çdo 5 minuta që dëgjoheshin raketat djali me thoshte mua. Mama mama, ikim te bodrumi. Por në fakt bodrumi nuk është i sigurt.”

Kur e kuptoi se kjo nuk do të ishte një situatë e përkohshme, Marina mori vendimin që do t’i ndryshonte jetën.

“E kuptova se kjo mund te marrë shumë  kohe. E kuptova se duhet te marr djalin edhe te iki sepse është shume e rrezikshme. Edhe rruga ime deri ne Shqipëri me ka marr 4 dite, kur zakonisht duhet 2 ore e gjysme me avion.”

Sot, ajo është integruar dhe punon në sektorin e shitblerjes së apartamenteve në Tiranë. Por nuk ka qenë e lehtë. Nxjerrja e dokumenteve të nevojshëm për qëndrimin në Shqipëri, për të ka qenë e komplikuar.

“Mund të jetojmë këtu vetëm me pasaportë ukrainase. Por kur fillon punë duhet të marrësh leje qëndrimi. Por mua me ka marrë shumë kohë se di pse kaq gjatë. Ndoshta për shkak të asaj që thonë shqiptaret “avash avash”.

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

Më e vështirë ka qenë përshtatja për djalin adoleshent.

“Sepse ai nuk mund të pranonte se po ndodhë kjo lufta. Ka marr një vit e gjysmë qe ai ta pranoi këtë fakt”.

Ndërkohë, vëllai i saj, ende në Ukrainë,  vazhdon të punojë çdo ditë për të shpëtuar jetë.

“Ai është kirurg. Ai ka shumë punë. Më shumë se zakonisht Ai punon për Ukrainën.”

Tashmë, Marina ka arritur të sjellë edhe prindërit në Shqipëri. Mbështetjen më të madhe e ka gjetur tek motra. Por zemra i rreh ende për vendin e saj.
“Me mungon qyteti, aroma.. nuk e di. Te gjitha. Kur flasim me familjen, për ne qyteti jonë është gjithmonë më i mirë. Patjetër qe na pëlqen por ne kemi dëshirë qe te kthehemi ne shtëpi në Ukrainë.”

Marina ende mban plagë të hapura nga humbjet që kanë sjellë vitet e luftës, të cilat përpiqet t’i lërë pas shpine

“Tani jam pak tironse”, thotë ajo.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us