Erdogan humb metropolet, dalin rezultatet e zgjedhjeve lokale në Turqi

Në Turqi 61 milionë e 441 mijë e 880 votues kishin të drejtë këtë të diel të paraqiteshin në kutitë e votimit për të zgjedhur administratorët e tyre vendorë.

Ata do të zgjidhnin kryetarët e bashkive të 81 provincave, 973 rretheve dhe 390 qyteteve.

Erdogan humb metropolet, dalin rezultatet e zgjedhjeve lokale në Turqi

Nga rezultatet paraprake të publikuara pak minuta më parë shihet se partia më e madhe e opozitës CHP është rikonfirmuar në qytetet e mëdha, Stamboll, Ankara, Izmir, etj.

Ndërsa partia e AK e Presidentit Erdogan ka marrë vetem disa qytete me te vegjël.

Kryetari opozitar i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili fitoi qytetin në vitin 2019, tha se ishte “shumë i lumtur” me rezultatet e deritanishme. Një vit pasi Rexhep Tajip Erdogan fitoi një mandat të tretë si president, ai e kishte bërë synim të tij të rifitonte qytetin ku u rrit dhe u bë kryetar bashkie.

Lajme të tjera |  “S’mund të presim që një LaCivita të na zgjidhë hallet”, Beleri: Protesta e PD nuk ka vlerë! Edhe Shën Kozmai do të humbte përballë Ramës

Opozita laike nacionaliste është gjithashtu shumë përpara edhe në kryeqytetin Ankara. Mansur Yavas gjithashtu ia mori qytetin Partisë AK të Erdogan 5 vjet më parë. Yavas dhe kolegu i tij i Stambollit, Imamoglu shihen si kandidatë të mundshëm për të kandiduar për presidencën në vitin 2028.

Përpara zgjedhjeve të së dielës në Stamboll, sondazhet shihnin përpara kandidatin e Partisë AK, Murat Kurum. Presidenti Erdogan udhëhoqi fushatën zgjedhore të partisë së tij, duke premtuar një epokë të re në megaqytetin e Turqisë me pothuajse 16 milionë banorë. Por qeveria e tij nuk ka qenë në gjendje të shkundë një krizë ekonomike që ka parë norma inflacioni prej 67% dhe norma interesi në 50%.

Lajme të tjera |  ZGJEDHJET/ Ndodh ÇUDIA në Shqipëri, 49 kandidatë për deputetë s'i besojnë as vetes...dalin me 0 vota!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us