Erdogan i telefonon Trump: Vepro urgjentishtt për të shmangur katastrofën

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pati sot një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke kërkuar “veprime urgjente” për të parandaluar që konflikti i paprecedentë midis Izraelit dhe Iranit të mbizotërojë rajonin.

“Presidenti Erdogan përshëndeti deklaratat e fundit të Presidentit të SHBA-së Trump mbi zgjidhjen e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit dhe theksoi nevojën për veprime urgjente për të shmangur një katastrofë që mund të përfshijë të gjithë rajonin”, tha presidenca turke në një deklaratë, duke dhënë detaje mbi kontaktin midis dy udhëheqësve.

Ndërkaq, portali në gjuhën angleze “Iran International” ka marrë informacione që tregojnë se Ali Asghar Hejazi, zëvendës shefi i kabinetit të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, është në bisedime me zyrtarë rusë për të siguruar një dalje të mundshme nga Irani për veten dhe familjen e tij, nëse situata përkeqësohet.

Lajme të tjera |  Përçarje në PD për hapjen e kutive? Ilirjana Kuçana: 5 vota kaluan nga emri im në emrin e një kandidati tjetër

Një zyrtar i lartë rus thuhet se e siguroi Hejazin se në rast të një përshkallëzimi, Moska do të lehtësojë evakuimin e tij përmes një korridori të sigurt. Zyrtarë të tjerë të lartë iranianë thuhet se kanë marrë kontakte të ngjashme, me disa që tashmë kanë finalizuar rrugët e tyre të daljes. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se udhëheqësit iranianë po “po paketojnë valixhet e tyre”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us