Presidenti turk, Recep Tajip Erdogan mbërriti sot në Greqi.
Ai u prit në aeroportin ndërkombëtar të Athinës nga ministri i Jashtëm, George Gerapetritis.
Ai do të takohet me presidenten e Republikës së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou dhe më pas me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.
Rreth 3 000 policë u vendosën përgjatë rrugës nga aeroporti drejt qendrës së kryeqytetit, në pritje të vizitës së Erdogan, në kuadër të Këshillit të Bashkëpunimi të Nivelit të Lartë midis Greqisë dhe Turqisë.
”Snajperat e policisë janë pozicionuar në çatitë e ndërtesave përgjatë rrugës ku do të kalojë Erdogan, ndërsa dronët do të fluturojnë mbi itinerarin nga lart”, raporton ”Kathimerini”.
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias do të takohet me homologun e tij turk, Yasar Guler, në Klubin e Oficerëve të Forcave të Armatosura.