Erdogan nënshkruan Protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, por…’gurin’ e fundit e ‘luan’ Orban

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, nënshkroi këtë të enjte protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, pas ratifikimit të projektligjit përkatës nga Asambleja Kombëtare, të martën mbrëma. Kjo do të thotë se është hequr pengesa e fundit e Ankarasë për pranimin e Suedisë, një proces që filloi në maj 2022 me aplikimin e Stokholmit. Të martën protokolli u miratua nga Asambleja Kombëtare e Turqisë.

Ligji përkatës  është publikuar në gazetën e qeverisë turke, ku thuhet se hyn në fuqi me publikimin e tij. Protokolli i anëtarësimit të Suedisë u nënshkrua nga anëtarët e NATO-s më 5 korrik 2022. Aplikimi i Suedisë dhe Finlandës u miratua nga pothuajse të gjitha parlamentet kombëtare. Përjashtim i vetëm ishte rasti i Suedisë, Turqisë, e cila vendosi kushte të veçanta dhe u përfshi në negociata të gjata.

Lajme të tjera |  "Nuk hyj në Kuvend me një mandat" / A do e mbajë fjalën Lapaj? Kreu i SHB: Nuk luftoj për një copë deputet

Zhvillimi është edhe rezultat i ndërhyrjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit,  Anthony Blinken gjatë vizitës së tij të fundit në Stamboll ku u takua me Erdogan, duke siguruar angazhimin e liderit turk për të vazhduar me Protokollin e pranimit të Suedisë në këmbim të premtimi për paketën F-16 gjithashtu do të vazhdojë.

Hungaria do të vendosë ‘’gurin’’ e fundit në anëtarësimin e Suedisë në NATO. Kryeministri hungarez Viktor Orbán njoftoi se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO. Parlamenti hungarez, i cili aktualisht është i mbyllur, do të debatojë dhe vendosë për anëtarësimin e Suedisë në NATO pas hapjes së tij në shkurt. Pas vendimit, nuk do të ketë asnjë pengesë për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us