Erdogan “qetëson” Greqinë: Nuk iu bëjmë gjë, nëse qendroni mirë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, iu referua prokurimit të avionëve luftarakë F-35 nga Turqia dhe qëndrimit të Greqisë për këtë çështje, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që e shoqëronin në fluturimin e kthimit nga Azerbajxhani.

Presidenti turk argumentoi se “shqetësimi i Greqisë për hapat që kemi ndërmarrë në sektorin e mbrojtjes është i pavend dhe i pakuptimtë”, duke thënë se “Turqia nuk përbën kërcënim për asnjë vend që nuk kërcënon sigurinë dhe interesat e tij dhe nuk tregon një qëndrim armiqësor ndaj tij”.

Ai tha gjithashtu se diskutoi çështjen e F-35 me Donald Trump në takimin e tyre në margjinat e Samitit të fundit të NATO-s dhe shprehu shpresën se presidenti amerikan do t’i qëndrojë besnik marrëveshjes që ata bënë për këtë çështje

“Unë besoj se dorëzimi gradual i F-35 në Turqi do të ndodhë gjatë mandatit të tij”, përfundoi Rexhep Tajip Erdogan.

Lajme të tjera |  Të mërkurën kthehen rrebeshet! Meteorologia: Korriku dhe Gushti përvëlues, temperatura do ndjehen deri në 46 gradë celcius në diell!

Në detaje, përgjigjja e presidentit turk ndaj pyetjes përkatëse është si më poshtë: Ne e duam F-35 kryesisht për sigurinë tonë. Çështja e F-35 nuk është vetëm një çështje teknologjie ushtarake për ne, por edhe një çështje bashkëpunimi të fortë në nivel ndërkombëtar, siç është NATO.

Sigurisht, kjo çështje na ka dhënë mundësinë të përshpejtojmë përpjekjet tona në industrinë e mbrojtjes. Forcimi i infrastrukturës sonë mbrojtëse nuk është një kërcënim për askënd. Sidomos për miqtë dhe aleatët tanë. Në Samitin e fundit të NATO-s, u mor vendimi për të rritur shpenzimet e mbrojtjes të aleatëve. Domethënë, u mor vendimi që vendet e NATO-s duhet të forcojnë infrastrukturën e tyre mbrojtëse, për të mbuluar nevojat e tyre, në mënyrë që edhe mbrojtja e NATO-s të forcohet.

Prandaj, shqetësimi i Greqisë për hapat që kemi ndërmarrë në sektorin e mbrojtjes është i pavend dhe i pakuptimtë. Turqia nuk përbën kërcënim për asnjë vend që nuk kërcënon sigurinë dhe interesat e tij dhe nuk tregon një qëndrim armiqësor ndaj tij. Përkundrazi, Turqia është një vend që bën çdo përpjekje për të siguruar paqen, qetësinë dhe sigurinë në rajonin e saj dhe në botë dhe është jashtëzakonisht e besueshme ndaj miqve të saj.

Lajme të tjera |  Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Nuk ka konflikt në mjedisin tonë që Turqia të mos përpiqet ta përfundojë në mënyrë paqësore. E diskutuam çështjen e F-35 mes nesh dhe po e monitorojmë atë. Besoj se zoti Trump do t’i qëndrojë besnik marrëveshjes që bëmë për këtë çështje. Besoj se dorëzimi gradual i F-35 në Turqi do të ndodhë gjatë mandatit të tij”, përfundoi presidenti turk.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us