Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, me një lëvizje politike surprizuese ka krijuar një parti politike në Gjermani, e cila ka në thelb të programit të saj luftën kundër racizmit anti-musliman. Partia e re, e cila pritet të garojë në zgjedhjet europiane të qershorit, do të quhet Aleanca Demokratike për Diversitet dhe Zgjim (DAVA) dhe është krijuar zyrtarisht më 7 janar.
Politikanët gjermanë e denoncuan menjëherë këtë veprim si një kontribut të mëtejshëm në përkeqësimin e klimës politike brenda vendit.
“Një degë e Erdoganit që kandidon për zgjedhje këtu është gjëja e fundit që na nevojitet”, shkroi në X-in ministri i Bujqësisë së Gjelbër, Cem Ozdemir.
Gjithashtu Jens Spahn, një figurë e lartë në Kristian Demokratët (CDU) pretendoi se DAVA do të ishte “një parti tjetër ekstremiste në Gjermani”.
Partia është një degë e partisë AKP, që drejtohet nga lideri turk dhe synon të fitojë besimin e mbi 1.5 milionë turqve me të drejtë vote në Gjermani, por edhe shtetasve të tjerë më origjinë të huaj.