Erion Braçe, kandidati “kampion” i votave nga emigrantët

Nga Esiona Konomi

Ndikimi i votave nga diaspora, solli vetëm një mandat shtesë në zgjedhjet e 11 Majit, dhe bëhet fjalë për atë që i shkoi Partisë Socialiste në Vlorë. Por mbështetja e emigrantëve u bë përcaktuese më së shumti në garën e brendshme mes kandidatëve. Votat e tyre i dhanë fitoren Olta Xhaçkës e Admir Kadelit, ndërsa mes demokratëve u ndihmua të fitonte vetëm Isuf Celaj në Kukës.

Por kush janë kandidatët më të votuar nga diaspora?

Mes socialistëve, kampioni i votave nga jashtë është Erjon Braçe, i ndjekur nga Klevis Jahaj i Fierit. I treti është Blendi Gonxhja, dhe më pas Ceno Klosi. Në vend të 5-të është Ilir Pendavinji i qarkut të Korçës. Në listën e 10 më të votuarve është edhe Pandeli Majko, por 2379 votat nga diaspora, nuk e ndihmuan atë të fitonte një vend në parlament.

Demokratët kanë marrë shumë më pak vota nga emigrantët, dhe më i votuari i tyre, Bardh Spahia, ka grumbulluar  1653 vota. Si brenda vendit, ashtu edhe në diasporë, Jorida Tabaku ruajti një avantazh të lehtë ndaj Ilir Alimehmetit me 10 vota diferencë.

Lajme të tjera |  SPAK jep detaje për operacionin “Ura”: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruar

1 katërti më i votuar mes demokratëve nga diaspora, është Gjin Gjoni, ndërsa i pesti, Isuf Çelaj në Kukës, 944 votat e të cilit, ishin përcaktuese në garën e brendshme dhe i dhanë atij fitoren e një mandati tjetër.

Sa u takon liderëve që garuan në listat e hapura, më i votuari personalisht është Adriatik Lapaj që ka marrë 1882 i ndjekur nga aleati i tij në koalicion, Endrit Shabani.

346 emigrantë kur votuan për koalicionin e Sali Berishës, zgjodhën si kandidat të preferuar Ilir Metën.

Dashamir Shehi mori vetëm 116 vota personale nga diaspora, kurse Lulzim Basha vetëm 97 të tilla.

10 MË TË VOTUARIT E PS NGA DIASPORA

Erion Braçe (Tiranë)  3018 vota

Klevis Jahaj  (Fier) 2984 vota

Lajme të tjera |  A është supermazhoranca e Partisë Socialiste rrezik për demokracinë?

Blendi Gonxhja (Tiranë) 2786 vota

Ceno Klosi (Fier) 2652 vota

Ilirian Pendavinji (Korçë) 2474 vota

Pandeli Majko (Tiranë) 2379 vota

Damian Gjiknuri (Vlorë) 2377 vota

Aulona Bylykbashi (Elbasan) 2149 vota

Agron Malaj (Dibër) 2128 vota

Fadil Nasufi (Berat) 2004 vota

10 MË TË VOTUARIT E PD NGA DIASPORA

Bardh Spahia (Shkodër) 1653 vota

Jorida Tabaku (Tiranë) 1540 vota

Ilir Alimehmeti (Tiranë)  1530 vota

Gjin Gjoni (Lezhë) 1412 vota

Isuf Çelaj (Kukës) 944 vota

Arian Ndoja (Durrës) 918 vota

Jorida Mazelliu (Korçë) 894 vota

Myslim Murrizi (Tiranë) 834 vota

Aulon Kalaja (Durrës) 829 vota

Gentian Çela (Fier) 794

VOTAT E LIDERËVE NË DIASPORË

Adriatik Lapaj 1882 vota

Endrit Shabani   489 vota

Ilir Metaj  346 vota

Dashamir Shehi 116 vota

Lulzim Basha 97 vota

Enkelejd Alibeaj 24 vota

Shqiptarja.com

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us