Erion Braçe përlotet teksa përmend të atin: Mora vesh që kishte dalë në fushatë, surprizë e madhe për mua!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është përlotur gjatë intervistës për “Shqipëria Live” në Top Channel.

Shkak ishte ndihma e dhënë nga familjarët e tij për fushatën. Ai përmendi babin e tij, ku tha se nuk e dinte që dilte dhe takonte njerëz për ta ndihmuar në fushatë.

Po ashtu ai përmendi dhe vjehrrin e tij, i cili shkonte deri në Shëngjergj për të.

Sa janë lodhur familjarët gatë kësaj fushate me ju?

Braçe: Më shumë duhet të jenë shqetësuar sesa lodhur në fakt. Ma ka bërë shumë përshtypja dhe do doja ti ngjaj deri në fund. Lëvizja në Tiranë dhe më thoshin ‘babai juaj ka takuar shumë njerëz’. Ishte surprizë e madhe.

Bëri fushatë babai juaj për ju?

Lajme të tjera |  SMS-Përplasje mes socialistëve për numërimin e votave, Rama 'futet në chat': Ai që nuk do të ndahet me këtë familje...

Braçe: Jo vetëm ai, por edhe nga krahu tjetër. Pjesa tjetër e familjes sime, vjehrri, vjehrra ime, që jam shumë i habitur.

Nuk e dinit që babai juaj dilte?

Braçe: Jo, është 82 vjeç. E kam parë te liqeni që bën po aq ecje sa bëj unë, por nuk ma priste mendja që do dilte të takonte njerëz. Apo edhe vjehrri im që është në të njëjtën moshë me babain dhe dilte deri në Shëngjergj për mua. Më ka bërë shumë përshtypje. Këto vota dua unë.

Janë mijëra të tjerë që kanë punuar në këtë fushatë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us