Erion Veliaj, Beqaj, Çyrbja dhe Bllako refuzojnë të votojnë: Nuk duam para kamerave

Katër ish-zyrtarë të Partisë Socialiste kanë refuzuar që të votojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 majit. Socialistët e arrestuar në paraburgimin e Durrësit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj; ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja; ish-deputeti Jurgis Çyrbja dhe ish-sekretari i Përgjithshëm e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako ende nuk kanë votuar.

Sapo socialistët janë informuar se në burg ka pasur prani të mediave, kanë refuzuar të votojnë. Njëzëri kanë kërkuar që procesin e votimit ta zhvillojnë pa praninë e mediave dhe kamerave.

Ndryshe nga ta, Lulzim Berisha ka votuar paraditen e sotme. Në burgun e Durrësit ka 240 të burgosur nga të cilët vetëm 200 kanë të drejtë vote, ndërsa 50 të tjerëve u është hequr e drejta për shkak të dënimeve që kanë marrë. Ndryshe nga socialistët, Ervin Salianji votoi në praninë e mediave, ndërsa Ilir Metës iu ndalua “ekspozimi” publik./ZËRI

Lajme të tjera |  "E bëri gënjeshtari i gatshëm!"/ Sali Berisha konteston exit poll-in, sulmon Baton Haxhiun

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us