Erion Veliaj mbeti në qeli, Tirana drejt zgjedhjeve të parakohshme?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë.

Ky vendim, shuan përfundimisht shpresat e Veliajt për t’u rikthyer në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, duke krijuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme në kryeqytet.

Bashkia e Tiranës drejtohet aktualisht nga kryetarja e deleguar, Anuela Ristani, megjithatë burgosja e Veliajt ka shkaktuar një ngërç që prej 10 Shkurtit të këtij viti, i cili do të duhet të zgjidhet. Kryebashkiaku nuk mund të paraqitet në detyrë, ndërkohë që thirrjet për shkarkimin e tij nuk mungojnë. Këshilltarët e Partisë Demokratike, vazhdimisht kanë kërkuar shkarkimin e Veliajt, sipas ligjit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Lajme të tjera |  Erion Veliaj kërkoi lirinë! Gjykata e Lartë lë në burg kryebashkiakun

Sinjalet e para për një zgjidhje për vakumin e krijuar në drejtimin e Tiranës, nga burgosja e kryebashkiakut, erdhën nga kryeministri Edi Rama, i cili, disa ditë para vendimit të Gjykatës së Lartë, u kërkoi deputetëve të Tiranës angazhim më të madh në terren dhe kontakt të drejtpërdrejtë me problematikat e komunitetit. Në të njëjtën kohë, në media u raportua se Rama kishte deklaruar privatisht: “Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë,” duke lënë të nënkuptohej se vendimi për Veliajn ishte ende i pasigurt, por angazhimi i deputetëve në terren, paralajmëron zgjedhje.

Ndërkohë, gjatë vjeshtës do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme në bashkitë e Tepelenës, Matit dhe Beratit, për shkak të dorëheqjes së kryetarëve për të hyrë në Kuvend. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë pritet t’i shtojë këtyre edhe Tiranën, duke e përfshirë kryeqytetin në proces zgjedhor.

Lajme të tjera |  Erion Veliaj kërkoi lirinë! Gjykata e Lartë lë në burg kryebashkiakun

Në të dy kampet politike kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë të mundshëm për garën në Tiranë, ndonëse mbetet e paqartë nëse Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhje, duke qenë se vijon të kontestojë rezultatin e 11 majit, duke e përcaktuar si “farsë elektorale”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us