“Ernest Muçi nuk luan kundër Serbisë”, Mehmeti flet për Silvinjon: Nuk ka llogjikë, nuk e aktivizoi kundër Andorrës

Shqipëria do të përballet kundër Serbisë në Air Albania në mbrëmjen e 7 qershorit.

Për këtë temë ka pasur analiza në emisionin Max Sport që transmetohet në “EuroNews Albania”. Një nga të ftuarit ishte edhe trajneri Dritan Mehmeti, i cili dha mendimin e tij për ndeshjen, por preku në vecanti edhe temën e Ernest Mucit. 

“Nuk e kuptoj sesi Silvinjo e thërret Ernest Mucin dhe nuk e aktivizon. Nuk e aktivizon në asnjë moment, madje as kundër Andorrës, madje as kur rezultati ishte 2-0 kundër Andorrës.

Nuk do të luajë as kundër Serbisë ky lojtar, nuk ka llogjikë sportive sesi të luaj pasi ti nuk po e hedh në fushë me Andorrën, nuk ke si e fut me Serbinë”, tha Mehmeti. 

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 25 milionë euro, Inter prezanton futbollistin brazilian

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us