Errësirë totale/ Shqipëria zhytet në terr, ndërpritet energjia elektrike në 4 qytete

Qyteti i Fierit, Durrësi dhe Lushnja dhe Saranda janë përfshirë nga errësira totale, pas ndërprerjes së energjisë elektrike.

Nderkohe një prej lodrave në qendër të qytetit të Fierit ka mbetur në ajër, pas ndërprejes së energjisë, por fatmirësisht nuk ka njerëz mbi të.

Ndërkohë, edhe në Vlorë pati shkëputje të energjisë për rreth 15 min.

Sipas burimevë të informacionit nga OSHEE, mësohet se ka pasur një defekt të rëndë në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit.

Ndërsa nga burime zyrtare nga OSHEE Fier mësohët se kanë rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan të 220-çit.

Nuk dihet se cili ka qënë shkaku. Grupet e punës janë në terren . Nuk dihet se sa do të zgjasi situata pa enërgji por me percaktimin e defektit do te kalohet furnizimi nga linjat dytësore.

Lajme të tjera |  Nisma e qeverisë/ Pleqëri pa taksa! Stimuj pensionistëve që punojnë: U ulet tatimi, bonuse në sajë të performancës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us