Escobar sot në Kosovë, takim me Kurtin, Osmanin dhe liderët e opozitës

I dërguari amerikan për Ballkanin Escobar, ka thënë se vizita e tij në Prishtinë do të jetë e fokusuar tek efektet dhe tek gjetja e një zgjidhjeje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për ndalimin e dinarit dhe trasnfereve nga Serbia.

Ai ka thënë se pas kësaj do të udhëtojë në Vjenë dhe në Mal të Zi, dhe më pas do të kthehet në Uashington. Escobar ka thënë se pas kthimit në SHBA, shpreson që do të ketë një diskutim ‘in-person’ të QUINT-it në Uashington për të gjitha çështjet lidhur me rajonin..

Në një konferencë për media dje para udhëtimit të tij në Prishtinë, ai ka  folur për dinarin.  Escobar ka thënë se SHBA i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i marrë shumë seriozisht shqetësimet e ngritura nga komuniteti ndërkombëtar.

Lajme të tjera |  "Po pres avionët F-35 nga Trump!", Erdogan: Shqetësimet e Greqisë janë të pa baza! Turqia nuk përbën kërcënim për askënd

Ai ka theksuar se SHBA s’po e konteston legjitimitetin e vendimit, por për mënyrën dhe shpejtësinë se si është implementuar.

Axhenda

Sipas njoftimi të Presidencës takimi do të nisë në orën 10:00. Pas takimit do të ketë deklaratë për media.

Escobari pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti e udhëheqësit e opozitës.
Fokusi kryesor i takimeve pritet të jetë çështja e dinarit.

Escobari të martën në një bashkëbisedim me gazetarë e ka quajtur katastrofal vendimin e Kosovës për ndalimin e Dinarit serb, tek ka shtuar se shumë raporte që kanë pranuar konfirmojnë telashet me të cilat po ballafaqohen serbët në kryerjen e pagesave.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us