“Është epoka jonë”, klubi i Pogradecit reagon pas fitores me Burrelin

Pogradeci është në finalen e “play-off” të Kategorisë së Parë. Pasi mposhti Burrelin në stadiumin “Liri Ballabani”, ekipi i drejtuar nga Ardian Mema shkon më afër Superiores.

Ndërkohë pas këtij triumfi me vlerë dhe “aromë” elitë, klubi i “liqenorëve” ka reaguar në rrjetet sociale.

“Fitoreeeeee!!! Liqenorët shkruajnë historinë në “Liri Ballabani”. Goli i krasniqit nderon liqenorët. Është epoka e Pogradecit”, shkruan klubi në rrjetet sociale duke mos fshehur entuziazmin.

Tashmë, në finalen e “play-off”, Pogradeci do të përballet me Besën e Kavajës.

Lajme të tjera |  Ilir Daja sjell dy “finale” pas një thatësire të gjatë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us