“Është një ndeshje që ka peshë të madhe”, Gega përpara Elbasanit: Kemi mungesa, por nuk është justifikim

Partizani do të dalë në fushë ditën e nesërme në “Arenën e Demave” ku do të presë Elbasanin në javën e fundit të Kategorisë Superiore. Ekipi kryeqytetas dhe verdheblutë janë në luftë për vendin e katërt, gjë që do të bëhet e ditur nesër. Në prag të këtij takimi, trajneri i Partizanit Skënder Gega ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.

Përballja ndaj Elbasanit? Eshtë ndeshja e fundit , ndeshje e rëndësishme. Eshtë një ndeshje që ka peshë të madhe sepse piksynimet kanë qenë për të qenë lart edhe për “Final 4” për trofe. Duke u nisur nga ndeshja me Egnatian mënyra se si shkoj loja ishte një ekstra lodhje për ne sepse luajtëm 120 minuta. Në këtë aspekt jemi pak të rënduar fizikisht, koha ka qenë e shkurtër. Jemi munduar të rikuperojmë , jemi besim plotë që do ja dalim.

Sa ka ndikuar humbja në kupë përsa i përket anës psikologjike? Unë besoj se kupa është e ndarë nga objektivi kampionatit. Në aspektin e përgjithshëm besoj se bëmë të pamundurën. I kishim mundësitë për ta mbyllur lojën. Mendoj se jemi të fokusuar tek ndeshja e nesërme. Edhe në takimin ndaj Egnatias kemi menduar edhe te zëvendësimet ti japim disa lojtarëve pushim. Kemi pasur ndonjë dëmtim të vogël, por këto ditë kemi menduar mos tju japim lojtarëve presion. Jemi optimist, nëse nuk je optimist në futboll është e pamundur . E respektojmë kundërshtarin kanë patur një ecuri të mirë, por jemi në fushën tonë , jemi me tifozët tanë. Shpresoj dhe kam besim të plotë që do ja dalim.

Lajme të tjera |  SUPERIORE/ 90 minuta lojë për të vendosur fatin e një sezoni, 6 skuadra luajnë për gjithçka

Situata me dëmtimet, keni mungesa? Kemi patur mungesa, asnjëherë mungesat nuk janë justifikim. Patjetër kur në një grup me format të caktuar një po të mungojë fillojnë dhe krijohen dilemat. Koha ka qenë shumë e shkurtër, deri nesër do mundohemi të rekuperojmë sa më tepër. Sapo kemi përfunduar edhe seancën e fundit stërvitore. Mendoj se të gjithë janë të preokupuar, në mënyrë absolute nuk dua të vë në dyshim preokupimin ose dëshirën e lojtarëve. Janë disa gjëra në futboll që jo çdo gjë shkon paralel. Eshtë një grup lojtarësh që po mundohen dhe e ndjejnë përgjegjësinë por unë nuk dua ti rëndoj në aspektin psikologjik. Duhet të distancohemi nga mediat dhe rrjetet sociale, nga komentet. Jam munduar të flas me secilin. Ata e kanë sjell deri këtu jo unë. Janë në vend të 4 me një golavarazh jo më të mirë se Elbasani, por i kanë të gjitha mundësitë.

Si e shihni Elbasanin si rival? Në kampionatin shqiptar duhen vlerësuar dhe respektuar të gjithë. Unë nuk jam ai naturë që i nënvlerësoj, por edhe nuk flas për mënyrën e lojës apo diçka tjetër. Elbasani është me meritë. Ka bërë një fazë të tretë ose të katërt të mirë, por ne jemi Partizani dhe do mundohemi që këtu të luajmë si në shpi. Kjo është e vërteta por 90 minutëshit nuk i dihet.”, shprehet Gega.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us