“Është për të ardhur keq sepse mund të fitonim”, Gjoka: Goli nga faulli mund të evitohej

Skënderbeu u ndal në barazim sot me shifrat 1-1 ndaj Tiranës. Ernest Gjoka doli në prononcim për mediat në fund të takimit.

“Është për të ardhur keq se kishim mundësi të fitonim. Janë ndeshje të vështira dhe të rënda psikologjikisht, u ndëshkuam me një faull që mund të evitohej. Unë nuk mendoj se ishte performancë e keqe në pjesën e dytë. Nuk mendoj që ishte ndonjë erë e çuditshme, ajo para një jave në Laç po.

Në asnjë moment nuk kemi bërë këtë lëvizje, Ramosi ka qenë i përgatitur gjithmonë si mbrojtës i djathtë. Kishim edhe diçka tjetër, për të mbyllur krahun e djathtë të mos lejonim Tiranën në pikat e tyre të forta siç është Përgjoni.”, u shpreh Gjoka.

Lajme të tjera |  Mourinho thumbon Italinë: Nuk i mungoj, sepse askush atje nuk e fiton më Champions-in

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us