Analistët Baton Haxhiu dhe Andi Bushati debatuan në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ndërsa po diskutohej për luftën Izrael-Iran dhe masakrat në Gaza. Haxhiu u shpreh se është vonë tani për të folur për gjenocidin e Izraelit në Gaza, pasi është punë e përfunduar dhe kjo vetëm mund të konstatohet intelektualisht, ndëra Bushati iu përgjigj duke thënë se se nuk ka qëndrim intelektual, duke përjashtuar jetën e njerëzve.
Debati:
Baton Haxhiu: Të flasësh për gjenocidin e Izraelit në Gaza është vonë, është punë e përfunduar. Mund ta konstatojmë intelektualisht, por është e pavlerë, sepse dimensioni i konfliktit ka shkuar në vend tjetër. Njeriu dhe vdekja e tij nuk e ka peshën kur bota është e patrazuar.
Andi Bushati: Nuk ka qëndrim intelektual, duke përjashtuar jetën e njerëzve.
Baton Haxhiu: Prit ta përfundoj.
Andi Bushati: Jo, se është shumë e rëndë kjo që the.
Baton Haxhiu: E rëndë është situata, më shumë se fjalitë e mia. Po cili është humanizmi, kur fjalët më nuk kanë kuptim?
Redi Shehu: Humanizmi është gardiani.
Baton Haxhiu: Më lini ta përfundoj se do ta dalë keqkuptim pastaj kjo, se analizën e kemi joreale.
Andi Bushati: Analiza ëeshtë më reale sepse ne kemi një publik që na ndjek, i cili ka dëgjuar një zë deri më sot, qeverinë shqiptare që thotë: Mbështesim Izraelin!
Baton Haxhiu: Ç’lidhje ka qeveria shqiptare në këtë moment?
Andi Bushati: Po ne nuk zgjidhim hallet e OKB-së, të botë dhe të G7-ës. Ne me modestinë tonë ndriçojmë ata që na shohin.
Baton Haxhiu: Ndriçimi është të thuash mendimin që ke. Ç’lidhje kemi ne në këtë histori? Ç’kuptim ka?
Andi Bushati: Jo, ka shumë kuptim se në çdo vend të botës gjëja e parë që merret në skaner se çfarë mesazhesh i lëshon në kuadër të krizës së madhe ndërkombëtare, qeveritë popujve të tyre.
Baton Haxhiu: Nëse e kemi më të lehtë, Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza. Kur bota të rregullohet do t’i kthehemi këtij gjenocidi dhe do ta dënojmë Netanjahun. Por këtu fillon analiza sepse për shkak se jeta e njeriut është vrarë kemi hyrë në një fazë tjetër kur jeta e njeriut do të jetë shumë e pavlerë. Nuk po i mëshojnë Iranit se është shtet terrorist. Po i mëshojnë dy superfuqive të tjera, Kinës dhe Rusisë dhe gjysma e kabinetit të Trumpit është kundër ndërhyrjes në Iran sepse ka qenë “Amerika First”. Por “Amerika First” dështoi në 3 muajt e parë.