“Etihad Stadium” përmbyset brenda 2 minutave, United i shkakton humbjen e radhës Cityt

Tjetër goditje e fortë për Manchester City që kësaj radhe ka pësuar një tjetër disfatë në derbi kundër United. Të besuarit e Guardiolës realizuan të parët në këtë takim me Gvardiol në pjesën e parë dhe gjithçka po shkonte mirë.

Mirëpo “djajtë” brenda 2 minutave ia bënë këtë ndeshje makth “qytetarëve”. Ishte fillimisht Bruno Fernandes që realizoi nga pika e bardhë në minutën e 88-të, ndërsa në minutën e 90-të Amad Diallo që përmbysi gjithçka në “Etihad Stadium”.

Kjo disfatë mund të thuhet se i ka prerë shpresat e Manchester Cityt që e sheh veten 9 pikë larg Liverpoolit kryesues që ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Ndërsa United ndodhet në vendin e 12-të me 22 pikë të grumbulluara.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vllaznia “godet” në merkato, prezanton ish-kampionin e Superiores

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us