Etiketimi “Mamica”, Elisa Spiropali: Më ka argëtuar! Opozita barazoi Ramën me Skënderbeun, bravo u qoftë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte e ftuar në “Top Story” në Top Channel, ku ndër të tjera komentoi etiketimin si “Mamica”.

Pyetjes ngacmuese të bërë nga autorja dhe drejtuesja e emisionit, Grida Duma për termat “Mamicë” dhe “Skënderbe”, kryeparlamentarja u përgjigje duke thënë se termi “Mamica” nuk është përdorur nga ajo vetë.

Socialistja zbuloi se ky term nuk e ka rënduar, por madje e ka argëtuar.

“Unë s’kam kuriozitet dhe as e ndjej si sakrificë, as më rëndon si kryq. Eshët një kryq që ma kanë vënë të tjerët, as nuk më ka rënduar, herë-herë më ka argëtuar duke më shpallur si pagëzuesen e Rilindjes.

Edhe pse Mamica nuk është një term që e përdor unë, nuk e di nëse e meritoj atë term. Ajo që unë di… dua që ta lejoj mitin që te jetojë.

Ne ishim në sheshin ‘Skënderbej’ dhe kishim atë mbi kal (Skënderbeun), dhe opozita zgjodhi të bënte Edi Ramën si Skënderbeu dhe bravo u qoftë.

Lajme të tjera |  “E gjithë bota me sytë nga Shqipëria”, Rama shfaqet në sheshin “Skënderbej”: Do jetë spektakël…

Kjo është beteja jonë e dhjetë, që besoj se është e fitores tjetër”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us