Euro 2024: Grupet, datat e ndeshjeve dhe cilët janë favoritët?

Jemi në dhjetor, por nuk do të kalojë shumë kohë para se të vijë vera dhe Euro 2024 do jetë një event që do ta shijojmë. A mundet që Anglia të fitojë këtë Europian? A do të jetë në gjendje skuadra e Uellsit e Rob Page-it të kalojë në play-off dhe t’u bashkohet kombeve të tjera në event? Këto janë vetëm 2 pyetje që do të kenë tifozët e zjarrtë, ndërsa skuadrat kryesore evropiane përpiqen për një pozicion më të mirë në renditjen europiane.

Tani që shorti ka përfunduar dhe është vendosur rruga e mundshme e çdo skuadre drejt lavdisë, BBC Sport ofron një përmbledhje të të gjitha detajeve kryesore për Euro 2024.

Kur do të fillojë turneu?

Me vend organizator Gjermaninë, Euro 2024 do të fillojë zyrtarisht të premten, më 14 qershor 2024 në Allianz Arena, stadiumi i Bayern Munich. Skocia do të jetë skuadra që do të përballet me Gjermaninë në ndeshjen e parë, për ta nisur turneun. Eventi do të vazhdojë për një muaj dhe do të përfundojë të dielën, më 14 korrik në Olympiastadion në Berlin. Kjo do të jetë hera e parë që Gjermania është organizatori i turneut që nga ribashkimi, pasi Gjermania Perëndimore ishte organizator më 1988.

Kur do të dalin në shitje biletat?

Biletat fillimisht ishin në shitje për publikun nga data 3 deri më 26 tetor dhe u shpërndanë me short. Tifozët e kombeve të kualifikuara tani mund të aplikojnë për bileta nëpërmjet portalit specifik të tifozëve në faqen e internetit të UEFA-s. Zgjidhni vendin tuaj dhe ndiqni udhëzimet për të aplikuar për biletën tuaj.

Cilat janë ekipet favorite?

Në këtë moment, Anglia dhe Franca konsiderohen si më favoritet teksa kutohen me koeficent 4 nga ekspertët, ndërsa Gjermania pritëse ka koeficent 7. Më pas si favorite vjen Spanja me koeficent 8, ndërsa Skocia prsh ka koeficent 80.

Cilat janë grupet?

Grupi A: Gjermani, Skoci, Hungari, Zvicër

Grupi B: Spanjë, Kroaci, Itali, Shqipëri

Grupi C: Slloveni, Danimarkë, Serbi, Angli

Grupi D: Fitues i Play-off-it A, Holandë, Austri, Francë

Grupi E: Belgjika, Sllovakia, Rumania, Fituesi i Play-off-it B

Grupi F: Turqi, fitues i Play-off C, Portugali, Republika Çeke

Fituesi i play-off-it A: Polonia, Estonia, Uellsi, Finlanda, Estonia

Fituesi i play-off-it B: Izraeli, Bosnje-Hercegovina, Ukraina, Islanda

Fituesi i play-off-it C: Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani, Luksemburgu

Si mund ta shikoj?

Lajme të tjera |  Tornado, stuhi dhe breshër, të paktën 16 viktima nga moti i keq në SHBA

BBC dhe ITV do të transmetojnë Euro 2024 në Mbretërinë e Bashkuar, sipas modelit që u transmetua Kupa e Botës 2022 në Katar dhe kampionatet e mëparshme evropiane. Oraret e plota, si dhe konfirmimi i ekipit të ekspertëve të BBC-së, do të ndodhë kur turneu të jetë afruar.

Ku do të luajnë Anglia dhe Skocia?

Ndeshjet e fazës së grupeve të Anglisë: 16 qershor – përballë Serbisë në Gelsenkirchen (20:00 BST), 20 qershor – përballë Danimarkës në Frankfurt (17:00 BST), 25 qershor – përballë Sllovenisë në Këln (20:00 BST). Ndeshjet e fazës së grupeve të Skocisë: 14 qershor – ndaj Gjermanisë në Mynih (20:00 BST), 19 qershor – ndaj Zvicrës në Këln (20:00 BST), 23 qershor – ndaj Hungarisë në Shtutgart (20:00 BST).

Me kë të mund të luajë Anglia në përballje direkt?

Nëse Anglia kryeson Grupin C, ajo do të përballet me një nga skuadrat e treta nga grupi D, E ose F në 16-shen më të mirë. Tre Luanët do të përballeshin me fituesin e Grupit A në 16-she nëse përfundojnë të dytët në grup. Nëse Skocia kryeson Grupin A, ajo do të përballet me ekipin e dytë nga Grupi C, pra një mes Anglisë, Danimarkës, Sllovenisë dhe Serbisë.

Nëse skuadra e Steve Clarke përfundon e dyta, ata do të përballen me ekipin e dytë nga Grupi B, pra një nga Spanja, Shqipëria, Kroacia dhe Italia. Të dyja ekipet gjithashtu mund të kualifikohen si një nga katër skuadrat më të mira të vendit të tretë në fazën e grupeve.

Çfarë mbetet ende për t’u vendosur?

Dymbëdhjetë skuadra kanë një mundësi për kualifikim përmes play-off-it, me Uellsin, Poloninë dhe Ukrainën që u është dhënë një mundësi e dytë, për shkak të renditjes së tyre në Ligën e Kombeve. Të ndarë në tre vendosje të veçanta, Polonia, Uellsi, Finlanda, Estonia, Izraeli, Bosnja dhe Hercegovina, Ukraina, Islanda, Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani dhe Luksemburgu do të marrin pjesë në gjysmëfinalen e play-off-it më 21 mars 2024.

Gjashtë skuadra do të kalojnë në tre finalet që zhvillohen më 26 mars dhe fituesit e këtyre ndeshjeve do të kualifikohen në fazën e grupeve të Euro 2024. Uellsi përballet në gjysmëfinale kundër Finlandës dhe nëse e kapërcen atë, do të duhet të mposhtë Poloninë ose Estoninë, për të arritur në Gjermani. Nëse Uellsi do të kualifikohej, ata do të ishin në Grupin D, i cili duket si një nga grupet më të vështira, dhe ndeshjet e tyre në fazën e grupeve do të ishin: 16 qershor – ndaj Holandës në Hamburg, 21 qershor – ndaj Austrisë në Berlin, 25 qershor – ndaj Francës në Dortmund.

Lajme të tjera |  'Karma rikthen'! Berisha: Njeriu që firmosi ‘non gratën’ time, tani është ‘non grata’ në vendin e tij

Cilat skuadra janë më në formë?

Duke pasur parasysh eliminatoret, gjashtë skuadra ishin të pamposhtura gjatë kualifikimeve – Franca, Anglia, Portugalia, Belgjika, Rumania dhe Hungaria. Portugalia është e vetmja skuadër që fitoi çdo ndeshje, duke përfunduar kualifikimet me 36 gola të shënuar dhe duke pësuar vetëm dy. Spanja dhe Skocia humbën vetëm një ndeshje, ndërsa Turqia dhe Austria gjithashtu u kualifikuan me rekorde mbresëlënëse. Pavarësisht se Portugalia fitoi çdo ndeshje, ajo nuk kishte golashënuesin më të mirë të kualifikueseve. Golashënuesi më i mirë ishte lojtari i Interit, Romelu Lukaku, i cili shënoi 14 gola në tetë ndeshje për Belgjikën.

Stadiumet ku do luhen ndeshjet

Allianz Arena dhe Olympiastadion do të jenë në gatishmëri gjatë gjithë turneut, por ka 10 qytete pritëse në total, duke përfshirë Këlnin dhe Dortmundin. Signal Iduna Park, stadiumi i Borussia Dortmundit, do të presë ndeshjet në grupet B, D dhe F, ndërsa do të zgjidhet gjithashtu si një nga vendet pritëse për 1/16 dhe gjysmëfinalet.

Këtu është lista e plotë e stadiumeve për turneun:

Berlin: Olympiastadion (kapaciteti 70,000)

Këln: Stadiumi i Këlnit (47,000),

Dortmund: BVB Stadion Dortmund (66,000)

Dusseldorf: Dusseldorf Arena (47,000)

Frankfurt: Frankfurt Arena (48,000)

Gelsenkirchen: Arena AufSchalke (50,000)

Hamburg: Volksparkstadion Hamburg (50,000)

Leipzig: Stadiumi i Leipzig (42,000)

Mynih: Munich Football Arena (67,000)

Stuttgart: Stuttgart Arena (54,000)

A ka ndonjë lojtar tepër të mirë që nuk merr pjesë në Europian?

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland dhe mesfushori i Arsenalit, Martin Odegaard nuk do të luajnë në Europian, pasi Norvegjia nuk arriti të kualifikohej. Në të njëjtin grup me Spanjën dhe Skocinë, ata nuk grumbulluan pikë të mjaftueshme për të fituar një vend kualifikimi dhe nuk mundën të kualifikohen as në play-off. Suedia është një tjetër skuadër ‘e madhe’, që ka dështuar të kualifikohet, për herë të parë që nga viti 1996

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us