Europa mbërthehet nga i nxehti! Zjarre në Turqi e Greqi, temperatura 44 gradë në Portugali

Europa po mbyll një javë përvëluese me temperatura që i kaluan 40 gradë Celsius dhe që shkaktuan zjarre në disa rajone të kontinentit.

Edhe në Greqi nuk kanë munguar vatrat e zjarreve. Shumë athinas nxituan drejt plazheve, ndërsa vala e parë e madhe e nxehtësisë e vitit goditi vendin. Termometri shënoi mbi 40 gradë.

Turistët dhe vendasit, si në Spanjë ashtu edhe në Portugali, e kanë pasur të pamundur lëvizjen gjatë ditës me temperatura ekstreme deri në 44 gradë Celsius. Autoritetet portugeze paralajmëruan se i nxehti do të përfshijë të gjithë vendin. Ato u kanë kërkuar qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë dhe të shmangin aktivitetet që mund të shkaktojnë zjarre, duke paralajmëruar se kushtet e thata dhe erërat e forta mund të ushqejnë flakët.

Lajme të tjera |  Myslim Murrizi: U nisën të marrin një mandat shtesë për PD, por “rrëzuan” armikun Murrizi se kishte vjedhur 57 vota

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us