Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, ministri Hasani jep detaje: Tre prej tyre kanë mbërritur në Tiranë

Pesë shtetas shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli pas përshkallëzimit të situatës së sigurisë si pasojë e sulmeve nga Irani. Lajmin e ka bërë të ditur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Ministri konfirmoi se të gjithë qytetarët shqiptarë kanë mbërritur të sigurt në Athinë në orët e para të mëngjesit.

Sipas deklaratës së ministrit, tre prej tyre kanë vazhduar udhëtimin drejt Tiranës dhe ndodhen tashmë në Shqipëri. Një tjetër pritet të mbërrijë mbrëmjen e sotme, ndërsa personi i pestë, që është rezident në Greqi, ka vendosur të qëndrojë në vendin fqinj.

“MEPJ përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje në çdo etapë evakuimin e 5 shqiptarëve nga Izraeli, të cilët kanë mbërritur shëndosh e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë,” tha Hasani.

Evakuimi vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Iranit, që kanë shtuar rrezikun për civilët dhe të huajt e ndodhur në zonën e konfliktit.

Lajme të tjera |  Zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, Shehaj: Opozita duhet të nxjerrë një kandidat jopartiak dhe të jetë i besueshëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us