Everton zbret sot në fushë, Armando Broja MUNGON përsëri (ARSYEJA)

Everton do të presë ditën e sotme në shtëpi Chelsean, për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 17-të të Premier League. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Goodison Park”, nis në orën 15:00.

Armando Broja do të jetë i munguari i madh për Everton në këtë ndeshje. Sulmuesi shqiptar nuk do të luajë dot për shkak se është i huazuar pikërisht nga Chelsea dhe me rregullat e Premier League, nuk lejohet diçka e tillë.

Një sfidë mjaft delikate për Everton që do të kërkojë të paktën barazimin pasi ndodhet me 15 pikë në vendin e 16-të. Në krahun tjetër “Blutë e Londrës” mbajnë vendin e dytë me 34 pikë.

Lajme të tjera |  “Droni prishi ndeshjen në Beograd”, Altin Rraklli: Të gjithë duhet të mendojmë si të fitojmë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us