Evertoni largon Armando Brojën, trajneri Moyes e falenderon: I urojmë suksese në të ardhmen

Përfundon zyrtarisht aventura e Armando Brojës te Evertoni. Sulmuesi shqiptar e mbyll huazimin e tij pas disa muajsh në “Goodison Park”, ndërsa klubi anglez kishte shfaqur interes për ta blerë përfundimisht nga Chelsea.

Megjithatë, për shkak të kërkesave të larta financiare nga londinezët, marrëveshja nuk u arrit.

Si pasojë, tekniku David Moyes vendosi ta lërë Brojën jashtë planeve në ndeshjet e fundit të Premier League.

“Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë lojtarët tanë të huazuar për kontributin e tyre në përmirësimet që kemi arritur në fushë. Ata treguan përkushtim dhe profesionalizëm të lartë gjatë gjithë qëndrimit në klub. I urojmë Jack, Jesper, Orel dhe Armando të gjitha të mirat në karrierën e tyre.”

Lajme të tjera |  Konte merr kohë, Juventusi pret Konten, Milani pret Alegrin, Alegri pret Napolin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us