Evropa po “digjet” nga i nxehti/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’ dhe pse konsiderohet një ‘vrasës i heshtur’?

Europa Jugore është përfshirë nga vala e parë ekstreme e të nxehtit për këtë verë, me temperatura që arrijnë deri në 46 gradë Celsius në disa rajone të Spanjës dhe Portugalisë.

Temperaturat pritet të rriten edhe në pjesë të Gjermanisë, ku pritet të kapin 40°C deri të mërkurën.

Sipas ekspertëve meteorologjikë, situata e krijuar lidhet me fenomenin e njohur si “heat dome” ose “kupola e nxehtësisë ose termike”, një zonë presioni të lartë që qëndron pezull mbi një territor për disa ditë apo javë.

Ky presion i lartë vepron si një kapak, duke bllokuar nxehtësinë poshtë tij, ngjashëm me mënyrën se si një furrë mban temperaturën brenda.

Nxehtësia akumulohet, toka thahet dhe thith më shumë rreze dielli, duke e përkeqësuar më tej situatën.

Lajme të tjera |  Adriatik Lapaj: Kush do të pijë kafe apo të hajë drekë me mua, të më shkruajë se do iu vi në shtëpi

Kupola termike pengon formimin e reve dhe hyrjen e masave ajrore të ftohta, duke krijuar kushte për qiell të pastër dhe një rritje të vazhdueshme të temperaturave.

“Vrasësi i heshtur”

Shkencëtarët i quajnë valët e nxehtësisë “vrasës të heshtur” sepse ato shkaktojnë një rritje të konsiderueshme të vdekjeve, veçanërisht tek njerëzit që janë tashmë të prekshëm.

Valët e nxehtësisë janë gjithashtu një rrezik i madh për fëmijët e vegjël, trupat e të cilëve ngrohen më shpejt, dhe për gratë shtatzëna, të cilat janë në rrezik në rritje të lindjes së parakohshme.

Alarm në disa shtete evropiane

Në Portugali, temperatura në qytetin Mora arriti në 46.6°C, çka mund të përbëjë rekord të ri për muajin qershor.

Lajme të tjera |  Tabaku: Turizmi rritet, por më pak biznese të vogla hapen

Në Itali, spitalet në rajone si Toskana kanë raportuar një rritje prej 20% të rasteve të shtrimeve për shkak të goditjeve nga i nxehti.

Qytetarët janë këshilluar të shmangin ekspozimin në diell nga ora 11:00 deri në 18:00.

Franca ka lëshuar paralajmërime për të gjithë pjesën më të madhe të territorit të saj, me 88% të zonave në nivel portokalli alarmi, ndërsa rreth 200 shkolla publike janë mbyllur.

Qeveria i ka bërë thirrje bizneseve të rishikojnë oraret për të mbrojtur punonjësit nga nxehtësia ekstreme.

Në Gjermani, përveç rritjes së temperaturave, është theksuar rreziku i shtuar për zjarre në pyje për shkak të thatësirës, ndërsa disa qytete kanë vendosur kufizime për përdorimin e ujit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us