Faksi ‘për Shkëlzenin’, çfarë tha në GJKKO ish-drejtori i Ministrisë së Mbrojtjes

Ish-drejtori i shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes, Shkëlzen Madani, dëshmoi sot në gjyqin ndaj Fatmir Mediut në GJKKO, si i bashkëpandehur në dosjen “Gërdeci”. Sipas Madanit, Gërdeci është përcaktuar nga palët, ndërsa shpenzimet e transportit janë mbuluar nga kompania private.

“Në lidhje me shkresën që kishte shënimin “për Shkëlzen Berishën”, ia kam kaluar drejtorisë juridike, pasi nuk ishte për mua”, është shprehur ndër të tjera ai.

Seanca e radhës do të mbahet në 7 shkurt, ora 09:00, ndërkohë që vetë Mediu kërkoi që dëshmitarët e thirrur të paraqiten të gjithë që të mund të japin dëshminë e tyre.

Sipas Mediut, në fund rezultoi që ministri i Mbrojtjes së asaj  kohe nuk ka bërë asgjë tjetër përveç zbatimit të ligjit.

“Dëshmitarët kanë qenë dy grupe, dëshmitar që kanë pjesë e  komisionit të çmimeve të municioneve dhe dëshmitar që kanë qenë pjesë e kategorizimit të municioneve, se dhe ata që kanë përgatitur VKM dhe urdhrat.

Doli qartë që nuk ka pasur asnjë indicie apo ngacmim nga Ministri i Mbrojtjes, që të shtynte as VKM as urdhra apo të ndikonte në vendimmarrjen e tyre.

Doli e qartë  një gjë e rëndësishme, ndarja e civilëve nga ushtarakët. Doli qartë edhe që qarkullimi i mallrave brenda Ministrisë së Mbrojtjes, bëhet pa pages, proces që tregon se ministri nuk ka bërë  asgjë tjetër, përvec zbatimit të ligjit.

Shpresoj që në seancën e radhës të gjithë të vijnë dhe të dëshmojnë”,  tha Mediu.

Lajme të tjera |  Doli një nga më të votuarat e PD, Tabaku: Vlerësim për mua! Koha për të lexuar rezultatin do të jetë më pas

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us