Një ditë para nisjes zyrtare të Big Brother, moderatorja Arbana Osmani ka zgjedhur që të ‘arratiset’ në male, duke shuar përfundimisht shpresat e ndjekësve të saj, që mendonin se ajo do të bashkëprezantonte me Ledion Liçon.
Arbana ka zgjedhur që të shkojë në male, mbuluar nga bora, teksa shkruan në një postim: Përtej maleve, ka më shumë male 🙂
Jashtë programit kërë vit është lënë dhe bashkëshorti i saj Eduart Grishaj, pasi emisioni ndër më të ndjekurit në televizion, i është besuar një tjetër regjisori.
Big Brother do të startojë nesër, ndërkohë që është konfirmuar zyrtarisht dhe konkurenti i parë që do të jetë pjesë, producenti dhe moderatori nga Kosova, Meriton Mjekiqi.