“Farsa vijon, edhe tallja me demokratët”/ Tërhiqet Adriana Kalaja: Do rikthehem kur Berisha të…

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, njëherësh dhe ish-kandidate për deputete në listën e hapur të qarkut të Tiranës, duket se nuk do të jetë më pjesë e Policikës. Adriana Kalaja ka ndarë një mesazh në grupin e njësisë nr.8 në platformën ëhatsapp, mesazh që është parë nga ‘Dosja.al’, ku njofton mbështetësit dhe kolegët e saj se nuk do të marrë pjesë në një takim të organizuar me ta. Kalaja ka vijuar me akuzat ndaj deputetes së zgjedhur në listat e hapura, Jorida Tabaku duke e cilësuar edhe njëherë si “Sude Tabaku”, ndërsa vazhdon dhe e akuzon se ka bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama për të marrë mandatin. Por duket se ndarja nuk është përgjithmonë! Kalaj thekson në fund të mesazhit se do të rikthehet të kontribojë në Partinë Demokratike kur kreu i saj Sali Berisha të riorganizojë nga e para partinë.

“Do rikthehem të kontriboj njësoj në PD, kur Berisha të riorganizojë nga e para PD, jo bazuar në miqësira e qoka, por në kontributet dhe meritat e gjithësecilit,”-shkruan ajo në fund të mesazhit të saj.

Lajme të tjera |  “Mos u grindni djema”- Në Rusi tallen me sherrin Trump-Musk: Mund të ndërhyjmë për një marrëveshje paqeje mes jush

Mesazhi i Adriana Kalasë:

Pershendetje njerez te mire.

Duke Ju falenderuar per gjithe kontributin dhe perkushtimin Tuaj ne keto zgjedhje dhe jo vetem, une kam vendosur te mos mar pjese ne takimin e sotem. Pa mohuar se perulem para punes dhe mbeshtetjes te secilit prej Jush, nisur nga fakti se une politiken e shoh si moral dhe se i jam bashkuar Berishes qe me 19 maj 2021 pa asnje interes dhe pa asnje perfitim nga 8 vite te pushtetit te tij, gjykoj se farsa po vijon dhe tallja me demokratet po ashtu.

Arsyetoj se duke mos hequr dore nga denoncimi i masakres zgjedhore, nese nuk fillojme analizen nga vetja, duke mare jo vetem pergjegjesite por edhe zgjidhjen, pasi çfare ndodhi e dinim dhe e kemi pare edhe ne zgjedhje te tjera, ne do shohim te njejtin skenar edhe ne 2029 se prandaj piksynimi Rames, eshte Shqiperia 2030. Nderkohe, pa hyre ne skandalin qe ndodhi me primaret e ku nuk u mor asnje mase, argumentoj se nuk legjitimohem te ngrihem kundra banditit Rama, kur nje i ngjashmi i tij si Shkelqim Hoxha, me vjedh votat brenda partise.

Nuk mund te flas kunder Sara Miles e Sudeve te PS, kur Sude Tabakut ja mbushen kutite me vota regjimi i Edi Rames. Normal me barbarine e Kodit te propozuar nga disa deshtake qe Berisha i beri deputete e askush nuk mban pergjegjesi, por mbi te gjitha me mosreagimin e Berishes dhe strukturave drejtuese per te parandaluar nje konflikt te brendshem qe na çoi drejt humbjes. Per te mos thene me bekimin e tyre (disave). Ndaj, duke Ju kerkuar edhe njehere ndjese nga thellesia zemres dhe duke shprehur mirenjohjen time per secilin prej Jush, nuk mund te vijoj te behem pjese e nje teatri absurd. Minimalisht, te gjithe neve qe kontribuam per mandatet e atyre qe na zgerdhine ne hu e ne gaz, qe çfare nuk na akuzuan, duhet te na kerkohet falje. Do rikthehem te kontriboj njesoj ne PD, kur Berisha te riorganizoje nga e para PD, jo bazuar ne miqesira e qoka, por ne kontributet dhe meritat e gjithe secilit. Deri atehere, uroj me te mirat per Ju dhe familjet Tuaja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us