‘Fëmija im i madh kaloi në depresion’/ Përlotet Ahmetaj: I çova ‘haber’ Ramës, STOP!

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka rrëfyer i përlotur akuzat e ngritura ndaj tij. Sipas ish-numrit dy të Qeverisë fëmija i tij i madh kaloi në depresion nga gjithë zhurma mediatike që iu bë. Ndërsa sulmet ndaj i tij i cilësoi si të orkestruara dhe nga Kryeministri Edi Rama. Për këtë të fundit shprehet se i ka dërguar “haber”, me një mik të përbashkët ku i ka kërkuar që të mos merret personalisht me të, pasi po i cënohet familja. Hetimet ndaj tij, i cilësoi si “gjueti për koka turku”. Deklaratat i bëri në “Çim Peka Live”.

Arben Ahmetaj: Pyeteni drejtorin e UKT të Tiranës, Kacidhja, çfarë e lidh dreka dhe darka me Adriatik Doçin? Mos vallë goditja ndaj prokurorëve? Apo ajo që e lidh me oligarkët? Po bëj lidhjet. Menjëherë nisi Top Channel, e nisi goditjen gjatë periudhës që kishte gjyqin në Gjykatën e Lartë. E mbajti 3 muaj. Vuri reklamë në Big Brother. Fëmija im i madh kaloi në depresion dhe u llahtaris kur e pa. 3 muaj nuk ka mbajtur luftën e Ukrainës. Më thoshin ai ka qenë armiku jonë, unë kam qenë mik i ish-pronarit. Madje po diskutonim të hynim bashkë me të. Nuk kam qenë ndonjëherë armik. TopChannel ka qenë i frymëzuar politikisht për të goditur. Nga Edi Rama. Ti mendon se unë i fshihem. Pse mendon se kam frikë? Partia të rrojë, kur ta kuptojnë shqiptarët që është gjë tjetër do jetë vonë, mbase dhe për demokracinë. Dikush mund të thotë këto i sajon Arben Ahmetaj. 3 muaj TopChannel kthehet në përdorim instrumental. Është bërë TopStory për Ditmir Bushatin, Fatmir Xhafaj, Niko Peleshin, ia ka kërkuar Edi Rama. I kam dërguar haber me një mik të ngushtë: Ej stop! E kuptoj shumë mirë që nuk do të jem qeverisë tëndë, më shkarkove nga Vlora, tani po bllokon derën e shtëpisë time. Stop, shih punën. I kam dërguar haber. Dëshira për kokë turku dhe urrejtja që ndoshta jam format tjetër, ndoshta e bëri që të shkonte deri aty. Kam dalë në një intervistë tek Fevziu. Nuk po hyj në materien e emisionit. Por një ish-miku im ka thënë ky Ben Ahmetaj është budalla me shumë shkollë, si ka mundësi që doli kundër kryeministrit? Nuk është e vërtetë, dola dhe thashë të vërtetën time. Në një moment del dhe thotë nuk bëj gjykatësin që puna ime do bëja me keq akoma. Çfarë që kam fjetur në një shtrat me gruan time sot dhe nuk kam paguar lekët e hotelit? Si më keq, në burg? Si më keq? Por shqiptarët nuk e investigojnë.

Lajme të tjera |  Sa mandate mendon se do të sigurojë? Berisha: Unë nuk parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us