“Fëmijë të pisët këmbëzbathur! Njerëzit m’i ‘ngulnin’ sytë”, vizita e historianit austriak, në ’87-ën në Shqipëri: Burra të veshur me rroba të vjetra, femrat…

-Karl Kaser: “Isha i majtë, prisja të gjeja socializmin e vërtetë, por u zhgënjeva, sepse Socializmi në Shqipëri, një makth, kthim pas, 50 vjet”!-

Ai ishte 33 vjeç atëherë. Për Shqipërinë vetëm kishte dëgjuar. Ishte i majtë, por i zhgënjyer nga format e socializmit që kishte parë deri më atëherë, shpresonte që në Shqipëri, të gjente versionin perfekt. Në vitin 1987, Karl Kaser, historian i ri asokohe, i Europës Juglindore, shfrytëzoi një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Austrisë, si dhe ngurrimin e gjithë kolegëve të tij, për të ardhur në vendin e vetëm komunist, e ateist në botë. Gjithçka pa gjatë ditëve të qëndrimit të tij në Shqipëri, ai i hodhi në ditar. Socializmi që gjeti në Shqipëri, ishte makth. Nuk u besonte dot syve, kur shihte një vend në varfëri ekstreme. Njerëz të veshur keq, që nuk guxonin t’i flisnin, pasi kishin frikë se dënoheshin, mungesa e etikës, hotelet, restorantet, rrugët, pallatet… gjithçka dukej si një kthim pas në kohë…!

Sipas Kaser, të paktën gjysmë shekulli më pas. E megjithatë, Kaser u kthye edhe në vitin ’88,-’89… deri në ’92-shin, çdo vit nga dy deri katër javë, duke parë nga afër ndërrimin e sistemeve në Shqipëri. Shënimet e tij, të mbajtura më shumë se 20 vjet më parë, ai i ka botuar tashmë. “Shqipëria, njëzet vite më parë”–kujtimet e një historiani austriak-, janë përfshirë në botimin më të fundit të Qendrës së Studimeve Albanologjike “Shqipëri-Austri: Reflektim historiografik”. Sot, jo vetëm pedagogu i Universitetit të Vjenës, Karl Kaser, por edhe vetë shqiptarët, kanë mundësinë të ballafaqojnë veten, me atë çka ka qenë Shqipëria përpara 20 e ca vjetëve.

Lajme të tjera |  ‘O dreq, boll bërtite’, sherri te komisioni i "Check-Up" shqetëson Erion Braçen, ulëret ndaj Vokshit: Ule zërin!

Kujtimet e historianit austriak, Karl Kaser

Në moshën 33-vjeçare, në bazë të një marrëveshjeje zyrtare mes Shqipërisë dhe Austrisë, unë vizitova për herë të parë Shqipërinë, në nëntor 1987. Deri në vitin 1998, u riktheva në këtë vend, thuajse çdo vit, më së shumti dy, deri në katër javë, çdo herë. Pas kësaj, vizitat e mia kanë qenë më sporadike. Yshtja fillestare për vizitat e mia të para, ishte të familjarizohesha me një vend të cilin, e kisha njohur vetëm përmes librave dhe nga transmetimet televizive, të ndeshjeve të futbollit, ku mund të shihej stadiumi “Qemal Stafa” dhe mali i Dajtit në sfond.

Si një historian i Evropës Juglindore, qëllimi zyrtar u vizitës sime në 1987 dhe në vitet që pasuan, ishte studimi i kulturës historike dhe asaj bashkëkohore. Më duhet të pranoj se, ekzistonte një motiv i tretë: aventura. Të vizitosh një vend të mbyllur, jashtë rrugës zyrtare të Alb-Turizmit, përbënte një sfidë të veçantë, meqë asnjë nga kolegët e mi, nuk ishte i interesuar për këtë vend misterioz, që pretendonte të ishte i vetmi vend socialist dhe i pari vend ateist, në botë. Si historian, e kam shumë të qartë që kujtimet, mundet fare mirë të mashtrojnë. Kujtimet e mia, patjetër që nuk bëjnë përjashtim!

Kujtimet e mia, ndikohen nga jeta ime e së tashmes dhe nga pozitat e mia sociale, si dhe nga zhvillimet e shumta, që ndodhin ndërkohë. Sidoqoftë, kujtimet e mia mbështeten në dokumente të shkruara. Këto përbëhen nga ditari im personal, të cilin e fillova gjatë vizitave të mia të para, si dhe nga dy artikuj që kam publikuar, ose bashkë-publikuar në 1990 dhe 1991, në “Austrian Journal”. Përveç këtyre, janë edhe dy libra, të cilët unë i redaktova në bashkëpunim, pas udhëtimeve të gjata të punës në terren, në rajonin e Obotit në Shqipërinë e Veriut, në 1993-shin dhe në rajonin e Fterrës, në Shqipërinë e Jugut, në 1998-ën.

Lajme të tjera |  Erdogan viziton nesër Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve

Kujtimet e mia duhet të lexohen, së pari, nëpërmjet këndvështrimit tim si një historian “objektiv”, por kjo, së dyti, nuk do të thotë, se unë nuk kam bindjet e mia politike. Dua të rrëfej se kam qenë pjesë e kampit të majtë në Austri, qysh në fillimet e mendimit tim politik dhe e gjeta më në fund veten në këtë drejtim, si pjesë e Partisë së Gjelbër, anëtar i së cilës kam qenë për shumë vite. Kam qenë gjithmonë armik i socializmit të vërtetë, por edhe i demokracisë sociale. Socializmi i vërtetë, ishte çnjerëzor; demokracia sociale u vinte tepër për shtat, partive borgjeze, të paktën ky qe përfundimi i mendimit tim politik, në ato vite.

Në fazën e parë të përvojës sime në Shqipëri, kisha shpresa të mëdha për prakticitetin e një rruge të tretë, mes socializmit të vërtetë dhe demokracisë sociale të vërtetë. Më duhet ta pranoj, se nuk qe veçse një iluzion; edhe Shqipëria më zhgënjeu. Pavarësisht shënimeve që kam mbajtur, përafërsisht gjatë periudhës 1987-1992, ndihem i paaftë të ofroj një përshkrim koherent të vrojtimeve të mia, gjatë këtyre viteve. Ndaj, vetëm sa do të citoj nga ditari në fjalë dhe nga artikuj të sipërpërmendur…!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us