“Fëmijët se dinë që nëna e tyre ka vdekur”/ Shqiptari vr*u gruan, flet kunata e autorit: Çfarë na tha kur e pyetëm për Albën

Dy djemtë e mitur të çiftit Kastriot dhe Alba Cenko ende nuk e dinë që nëna e tyre nuk jeton më. Kunata e autorit të krimit ka treguar për mediat greke se ky është një moment shumë i vështirë për ta dhe ende nuk i kanë treguar fëmijëve që i ati u ka vrarë nënën e tyre.

“Është një moment shumë i vështirë sepse dhe fëmijët nuk dinë asgjë ende. Ne nuk kuptuam asgjë, nuk e dinim. Kur pyetëm se ku është ajo (gruaja) dhe na tha se ka ikur nga shtëpia dhe nuk e di ku është”, u shpreh kunata e 39-vjeçarit nga Fieri.

Gruaja e vëllait të autorit të krimit, ishte ajo që mori fëmijët pas shkollës të enjten e kaluar (28 Nëntor) pa e ditur arsyen.

Lajme të tjera |  Tragjedi tek Rana e Hedhun në Shëngjin: 4 shokë merren nga dallgët. Dy prej të rinjve ndërrojnë jetë, dy të tjerët në gjëndje të rëndë

Dyshimet janë se krimi në familjen shqiptare ka ndodhur për shkak të xhelozisë së Kastriot Cenkos për bashkëshorten e tij 32-vjeçare.

Krimi ka ndodhur në banesën e çiftit në Ampelokipi, teksa dy djemtë të moshës 9 dhe 12-vjeç po flinin gjumë. Pasi ka mbështjellë trupin e gruas me çarçaf e ka vendosur në papafingo, ku e ka lënë për 1 javë derisa ditën e djeshme (5 Dhjetor) telefonoi policinë duke rrëfyer vrasjen.

Dyshohet se fillimisht e ka goditur gruan me çekiç në kokë dhe më pas e ka mbytur me duar. Pas vrasjes fëmijët i ka dërguar tek banesa e të vëllait, ndërsa ka mashtruar familjarët e Alba Cenkos duke dërguar SMS me celularin e viktimës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us