Festat e fundvitit/ Fluks pasagjerësh në Portin e Vlorës dhe doganën e Kapshticës

Ditët e fundit të vitit kanë risjellë edhe fluksin në pikën kufitare të portit të Vlorës.

Mëngjesin e sotëm 1015 pasagjerë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Itali kanë zgjedhur që festat e fundvitit t’i kalojnë pranë familjeve të tyre.

Nga ana tjetër, mësohet se gjatë 24-orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë regjistruar 6,303 hyrje dhe 2,444 dalje.

Për të përballuar këtë fluks në rritje të qytetarëve që hyjnë në vendin tonë, pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve, duke i alternuar më pas në varësi të situatës.

Ndërkohë, ajo që bëhet e ditur nga autoritetet doganore është se fluksi më i lartë pritet të regjistrohet në Vigjilje të Krishtlindjes e më pas në ditët e fundit të vitit.

Lajme të tjera |  I nxehti ekstrem drejt Shqipërisë! Anticikloni afrikan sjell temperatura përvëluese javën e ardhshme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us