Festë në Kombëtaren shqiptare, “ylli” gjeorgjian mungon në sfidën e nesërme

Kombëtarja shqiptarë do të luajë këtë të hënë në transfertën e vështirë gjeorgjiane, sfidën e vlefshme për raundin e 4-të të Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në Tbilisi, do të startojë në orën 18:00.

Një lajm i mirë për Shqipërinë është që kundërshtarëve do t’i mungojë një nga pikat më të forta të ekipit. Bëhet fjalë për Giorgi Kochorashvili, mesfushori i cili ka plotësuar numrin e kartonëve në sfidën ndaj Ukrainës dhe do të mungojë kundër Kombëtares sonë.

Kujtojmë që Giorgi Kochorashvili është një emër i njohur edhe për shqiptarët. Vetëm 1 muaj më parë, 25-vjeçari ishte autori i golit në “Air Albania”, në sfidën Shqipëri – Gjeorgji, të cilët tanët e humbën 0-1.

Lajme të tjera |  Bolonja në sulm për Asllanin, ofertë zyrtare Interit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us