Festoi golin dhe u largua nga fusha, Rey Manaj reagon pas dëmtimit të pësuar

Rey Manaj përjetoi dy ndjesi të kundërta ditën e sotme teksa në ndeshjen Sivasspor – Goztepe ishte autor i një goli, i pari nën emrin e tij për këtë sezon të ri. Mirëpo, festa nuk do të zgjaste shumë për sulmuesin shqiptar i cili do të dëmtohej vetëm 3 minuta më pas duke lënë fushën e lojës.

Lushnjari pësoi një tërheqje muskulare, siç dukej edhe në pamje të parë teksa mbante dorën në pjesën e pasme të kofshës së djathtë dhe do të vihet menjëherë nën mbikqyrjen e mjekëve. Së fundmi, Manaj ka reaguar në rrjete sociale duke u shpehur i kënaqur për fitoren dhe se ëshë koha për rikuperim.

“Fitore e rëndësishme sot, për ne dhe për ju fansa. Tani është koha për rikuperim, shihemi së shpejti”, shkruan Manaj.

Lajme të tjera |  Te Milan nuk heqin dorë lehtë nga Granit Xhaka, Igli Tare nis sërish kontatet me Leverkusen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us