Gabriel Ramaj është një nga talentet, që Alban Bushi ka grumbulluar me Kombëtaren U-21 për miqësoret e qershorit. Për 19-vjeçarin është hapur drita jeshile nga FIFA, që zyrtarizoi disa ditë më parë kalimin nga Italia te Shqipëria.
Ramaj është 19 vjeç dhe luan me Atalantën U-20. Mbrojtësi është aktivizuar më parë te Shpresat. Pikërisht në ndeshjet e marsit mori minuta nga trajneri Bushi.
Talenti shqiptar numëron minuta me Italinë U-16, U-17, U-18 dhe U-19. Në anën tjetër ka luajtur edhe me Shqipërinë U-17.
Shqipëria U-21 do të përballet me Hungarinë fillimisht në transfertë, më 5 qershor ora 19:30. Më pas përballja tjetër do të jetë ndaj turqve në Turqi, më 8 qershor ora 19:00.
PANORAMASPORT.AL