FIFA nuk “ngopet” me skuadrat shqiptare, i bllokon merkaton një tjetër ekipi

Laçi në këtë merkato ka bërë vetëm pak afrime, saktësisht ka transferuar Dajsinanin dhe Alban Shabanin. Por kurbinasit janë surprizuar ditët e fundit, pasi FIFA iu ka bllokuar merkaton.

Kur kanë mbetur edhe 3 ditë nga mbyllja e merkatos, tashmë Laçi nuk mund të federojë asnjë lojtar. Mos shlyerja e detyrimeve dhe humbja e gjyqin me një prej ish-futbollistëve ka bërë që bardhezinjve t’iu bllokohet merkatoja.

Kujtojmë se Vllaznia këtë sezon i është bllokuar merkatoja disa herë dhe tashmë listës i shtohet edhe Laçi. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Mjafton goli i talentit spanjoll, Real Madrid “likuidon” Juventusin dhe shkon në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us