Një pinguin i rrallë, i bardhë u vu re në Antarktidë. Pinguini femër është kapur duke shijuar ambientin e akullt në fillim të janarit dhe i përket llojit Gento, i cili zakonisht ka pupla bardh e zi, por ky është pothuajse tërësisht i bardhë.
Pinguinët e bardhë janë të rrallë sepse leucizmi është një gjen recesiv dhe mund të jenë më të prekshëm ndaj grabitqarëve.