Finale para finales me Interin, PSG-ja zbret sot në fushë për një tjetër trofe

Në Francë sot të gjithë do të jenë sy e veshë nga “Stade de France”, aty ku do të luhet një ndeshje finale. Kjo pasi PSG-ja do të sfidojë Reims për Kupën e Francës.

Një sfidë shumë e rëndësishme për parizienët, të cilët do të jenë në fushë “all-in” për të tentuar një tjetër trofe pas titullit kampion në Ligue 1. Duel ky që do të startojë në orën 21:00.

Kjo sfidë vjen vetëm 1 javë para finales së madhe ndaj Interit në Champions League. Skuadra e Luis Enriques synon trofeun e Kupës së Francës për të tentuar më pas edhe fitimin e tripletës në këtë sezon. Një 90-të minutësh i luftuar dhe mjaft emocionues do të luhet në “Stade de France”.

Lajme të tjera |  Plas “bomba” pa u hapur merkato, Rafael Leao shumë pranë Bayern Munich

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us