Pas një sezoni zhgënjyes për Pep Guardiolën dhe Mançester Sitin, sot ata do të kthehen sërish në Uembli për finalen e Kupës FA ndaj Kristal Palasit. Kjo do të jetë një përpjekje për ta mbyllur vitin me një trofe dhe për të rigjetur formën e humbur.
Humbja dramatike ndaj Mançester Junajtidit në finalen e kaluar ishte sinjali i parë i një rënieje që pasoi me sezon të dobët e kulmoi në sezonin më të dobët të Sitit në thuajse dekadën e fundit. Vetë Guardiola nuk beson se fitorja do ta shpëtonte sezonin.
Ai shpreson se mund të japë vrullin e nevojshëm për një rikthim të fuqishëm në sezonin 2025-26. Problemet e Sitit kanë qenë të shumta: dëmtime të gjata për yje si Rodri, De Brujne dhe Haland, lodhje mendore pas sukseseve të vazhdueshme dhe mungesa e urisë që dikur ishte shenjë karakteristike e skuadrës.
Disa shenja përmirësimi janë shfaqur në javët e fundit. Një ndryshim në sistemin taktik, përfshirja e të rinjve dhe kthimi i shpirtit luftarak kanë sjellë një seri prej 10 ndeshjesh pa humbje. Ndeshja ndaj Kristal Palasit vjen jo pa rrezik, pasi kundërshtari ka treguar formë të mirë dhe vetëbesim. Për Guardiolën dhe “qytetarët” kjo është më shumë se një finale – është një mundësi për të mbajtur kokën lart e për të gjetur karikimin për rinisjen e fortë në sezonin e ardhshëm.