Finalja e vogël i vë përballë, Partizani dhe Dinamo “identikë” në këtë sezon

Partizani – Dinamo është finalja e vogël që do të zhvillohet në “Final – Four”. Derbi do të vendosë për vendin e 3-të dhe të 4-të në këtë sezon dhe kjo sfidë shtë parashikuar të zhvillohet ditën e premte në orën 20:00, me stadiumin që mbetet për t’u konfirmuar.

Një sfidë mjaft itneresante mes ekipeve të kryeqytetit, që do të luajnë një tjetër derbi mes tyre. Si çdo derbi edhe dueli i së premtes do të jetë mjaft i luftuar dhe spektakolarë, mes rivalëve të përjetshëm.

Edhe historia e dueleve direkte e thotë diçka të tillë. Në 4 përballjet e këtij sezoni, Partizani dhe Dinamo kanë fituar nga 1 derbi, ndërsa në 2 raste të tjera gjithçka është mbyllur në barazim.

Lajme të tjera |  Trajneri i Milan kërkon të birin në ekip, “topi” i kalon klubit kuqezi

Të kuqtë kanë shënuar në portën e dinamovitëve 5 gola, ndërsa “Blutë” e kanë gjetur rrugën e rrjetës po kaq herë. Një baraspeshë totale mes tyre, e cila padiksutim do të ndryshojë në sfidën e s premtes.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us