Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Italinë për prodhimin e anijeve! Marrëveshja e bashkëpunimit mes shoqërisë “Fincantier” dhe shoqërisë shqiptare ‘KAYO’ për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake u nënshkrua sot në Portin e Durrësit. Kompania shtetërore për sigurinë do të përfshijë edhe prodhim anijesh, si për nevojat e flotës shqiptare, por edhe për t’u përdorur si mundësi eksporti në të ardhmen.
Po ashtu gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mbrojtjes Pirro Vëngu dhe homologut italian të këtij të fundit, Guido Crosetto, u firmos edhe Letra e Mirëkuptimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.
Rama u shpreh se kjo marrëveshje thellon miqësinë mes dy vendeve
“Dua t’i siguroj të gjithë që kjo është më shumë se aspekti material, sepse po punojmë për të krijuar një sinergji të rëndësishme dhe për të krijuar bashkë një energji të re, për të ecur përpara dhe për të transformuar dhe thelluar edhe më shumë këtë miqësi dhe marrëdhënie mes dy shteteve. T’u japim mundësi përpjekjeve të reja, dhe është shumë e qartë që duhet të bëjmë ç’është e mundur, nuk ka rëndësi nëse je i vogël apo i madh, por besoj se kjo lidhje me Italinë do të thotë edhe më shumë për punën e bërë bashkë. Dua të falënderoj të gjithë skuadrën. Dua të falënderoj edhe kreun e Ushtrisë italiane për të gjitha dhuratat dhe padyshim për kujtimet e bukura që mora. Është vërtet një kënaqësi dhe shpresoj të jenë të gëzuar me këtë marrëveshje. Ne duhet ta vlerësojmë edhe këtë dhuratë të madhe nga ana e Italisë”, u shpreh Rama.
Ministri italian i mbrojtjes, pas nënshkrimit të marrëveshjeve u shpreh se raportet mes Shqipërisë dhe Italisë janë në një fazë shumë pozitive dhe ndërvepruese, e cila do të rritet vazhdimisht.
“Dhe shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tonë të mirë për të bashkëpunuar me Shqipërinë si në fushën e Mbrojtjes ashtu edhe në çështjet me karakter ekonomik. Sigurisht që anija Libra nuk përbën thjeshtë një pike-mbërritje por një pike-nisje të bashkëpunimit të mëtejshëm të shkëlyqer mes vendeve tona. Ashtu si edhe në bashkëpunimin mes frvcave tona të armatosura edhe në industri. Ne jetojmë në kohë të vështirë ndaj kombet duhet të kupotojnë që duhet të bashkëpunojmë më ngushtë së bashku. Prej ditës së sotme do të rrisim nivelin tonë të bashkëpunimit që do të forcohet. Nën udhëhjqjen e kryeministrit Rama dhe kryeministres Meloni për të forcuar bashkëpunimin në të gjtha fushat“, tha Corsseto.
Ministri Vëngu bëri me dije se kjo marrëveshje ka qenë një vullnet mes dy vendeve për të bashkëpunuar dhe për të shtuar përpjekjet, sipas tij, për industrinë e mbrojtjes.
Para nënshkrimeve, kryeministri Rama i shoqëruar nga ministri Crosetto vizitoi anije historike dhe turistike “Amerigo Vespucci”, e cila do të rikthehet sërish në Durrës pas më shumë se dy vitesh dhe do të qëndrojë e hapur për tre ditë.