Fisnik Asllani nuk di të ndalet në Gjermani, gati të bëjë historinë me Elversberg

Sulmuesi shqiptar Fisnik Asllani ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me Elversberg në Bundesliga 2. Ekipi i Asllanit ka marrë një fitore të rëndësishme me shifrat e pastra 3-0 kundër Braunschweig. Në këtë duel, Fisniku kaloi në avantazh të tijtë në minutën e 11, ndërsa 7 minuta më vonë kontriboi me asist.

Fitorja e Elversberg një javë para përfundimit të sezonit do të thotë shumë për ekipin e Asllanit pasi janë afër të sigurojnë kualifikimin në Bundesligë, ku kanë 55 pikë në vendin e tretë, një më pak se Hamburgu i dyti dhe tri më pak se Kolni i pari. Në anën tjetër, ai ka shkuar në kuotën e 18 golave dhe 8 asistimeve, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve.

Lajme të tjera |  Luhet për formalitet, Dinamo – Partizani “identikë” në këtë sezon (STATISTIKAT)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us