Fitoi mandatin e listës së hapur përballë Alimehmetit, flet Jorida Tabaku

Kandidatja demokrate për deputete Jorida Tabaku, e cila arriti të sigurojë mandatin në Tiranë, foli sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 për ndjesitë e saj për këtë fitore.

Tabaku tha se fitoren përballë kolegut të saj Ilir Alimehmeti nuk e konsideron sukses personal, e as privilegj.

Sipas saj mandati i deputetes është përgjegjësi për të vazhduar të bëjë punën e saj në shërbim të qytetarëve.

Jorida Tabaku: Ka qenë një fushatë shumë e gjatë, e lodhshme, stresuese dhe me shumë vështirësi. PD vinte pas një sfide të brendshme të partisë, ishte një sfidë e re. Kisha pothuajse 3 muaj që fëmijët po e ndjenin mungesën, po më kërkonin llogari..dhe unë ndihesha keq.

Kjo është një mbështetje që sigurisht erdhi për PD, sepse ato janë vota të djathta. Nuk jam ndjerë komode sidomos ditët e fundit të numërimit, sepse gara ishte mes meje dhe doktor Alimehemtit dhe personalisht ti nuk ndihesh mirë.

Lajme të tjera |  Shtresa e mesme, nën presionin e kostove të larta të jetesës! Për 70%, shpenzim kryesor, ushqimi

Unë mendoj që Parlamentit do i bëjë mirë që të jetë edhe doktor Alimehmeti. Edhe PD i duhet …ishte një garë e ngushtë dhe nuk kishte pse të ishte mes nesh.

Pyetje: Keni shkëmbyer mendime gjatë fushatës?

Tabaku: Jemi takuar gjatë fushatës. Por kjo fushatë ka qenë ndryshe… Por me kolegët sigurisht që jemi takuar, kemi shkëmbyer mendime, edhe në mbledhjet e shtabit kur takoheshim që ndanim edhe sfidat. Nuk jam ndjerë komode për këtë nga pikëpamja personale dhe më vjen mirë që PD do të bëjë një betejë për votat e pavlefshme në Tiranë për mandatin e 14.  Votat për këdo janë brenda mbështetjes së PD. Unë funksionoj mirë brenda PD, …sepse janë besimet dhe vlerat e mia. Nuk e konsideroj fare sukses personal as si diçka personale, e konsideroj si mirëbesim për të vazhduar për të bërë një punë. Nuk është absolutisht privilegj, është përgjegjësi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us