“Fitoi ndaj regjimit të Ajatollahëve”/ Berisha uron Trump për Pavarësinë e SHBA: Amerika ka bërë më shumë se kushdo për lirinë e kombit shqiptar

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka përcjellë një urim të veçantë me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rolin historik të SHBA në përkrahje të lirive dhe të drejtave të kombeve, me një vëmendje të veçantë ndaj çështjes shqiptare.

Në urimin e tij, ai përfshiu dhe një mesazh drejtuar qytetarëve amerikanë, qeverisë së SHBA dhe presidentit Donald Trump.

Berisha: Së pari do ta filloj me një urim të përzemërt për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së Kombit që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e kombeve të tjera në tërësi dhe lirinë e kombit shqiptar në veçanti.

Lajme të tjera |  Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë, Rama: E para përfaqësuese e komunitetit rom

Një urim për qytetarët, qeverinë dhe presidentin Donald Trump. SHBA kremtojnë këtë përvjetor pas një fitore epike të jashtëzakonshme mbi regjimin obskurantist të Ajatollave, fitore me të cilën flamuri i këtij vendi u ngrit përsëri pas rënies në gjysmë shtizë në Kabul.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us