Fitoi pënalltinë ndaj Skënderbeut në debutim, 16-vjeçari merr lëvdata nga klubi i Tiranës

Tirana arriti një fitore të rëndësishme dje ndaj Skënderbeut me shifrat 1-0 falë një goli me penallti të realizuar nga Bajrovic. Protagonist në fitimin e kësaj penalltie, ishte padyshim Serxho Vogli që e fitoi atë brenda zonës.

Gjithashtu e djeshmja ishte ndeshja e parë për 16-vjeçarin, duke qenë ky një debutim ëndrrash për të. Klubi i Tiranës vijon të jetë në mbështetje dhe të besojë tek talentët.

“Në ciklin e pandalur të prodhimit të talenteve, një tjetër emër i të rinjve të akademisë Tirana, debuton me ekipin e parë.

Serxho Vogli aktivizohet në ndeshjen Tirana – Skënderbeu dhe kthehet në protagonist me lojën e tij.”, shkruan klubi bardheblu.

Lajme të tjera |  Mbyllen mes 9 golave 2 sfidat e “Play-Off” të Kategorisë së Dytë, Kukësi dhe Kastrioti mësojnë rivalët e “Play-Out”-it (REZULTATET)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us